Bashkëpunimi ynë me Shkollën e Magjistraturës në Francë vazhdon të jetë thelbësor për zhvillimin e praktikave të mira në drejtësi.
Sot përfituam nga vizita e Gjyqtarit të ri Grégoire Marin, i cili zgjodhi Shqipërinë për të eksploruar sfidat dhe sukseset në rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve.
Në QPKMR ne sot shkëmbyem njohuri dhe përvoja, ndërsa bashkëpunimi ynë me misionin francez mbetet një nga aspektet kyçe të përmirësimit të sistemit të drejtësisë në vendin tonë.