Qendra për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me mbështetjen e Zyrës së UNICEF-it në Shqipëri zhvillojnë një sesion praktik mësimor me 12 zyrtarë policorë nga të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë lidhur me përdorimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur. Trajnimi e ritrajnimi i punonjësve dhe diskutimet mes profesionistëve lidhur me sfidat e përdorimit të Sistemit, e rrisin funksionalitetin e tij, shpeshtësinë si dhe cilësinë e të dhënave për fëmijët në konflikt me ligjin e për fëmijët viktima apo dëshmitare të krimit.