Nisma e re e QPKMR në bashkëpunim me IM Kavajë, u përqafua këtë herë nga moderatorja, aktorja dhe influencer-ja Roza Lati, e cila ndau me djemtë e dënuar historinë e saj, sfidat e adoleshencës dhe dha mesazhe të rëndësishme për djemtë. Si psh: “Pas gjyqit mësova të mos shprehem publikisht si më parë, të jem më e kujdesshme. Se kur përballesh me vështirësinë të gjithë të braktisin. Je vetëm. Ndaj duhet të mendosh për veten. Të kontrollosh veten, sepse ligjet e “lagjes” apo të “kanunit” zhduken kur përballesh me ligjin e vërtetë.”
Roza gjithashtu theksoi sa me rëndësi është të përqafojmë të mirën brenda vetes dhe ta ushqejmë atë, sepse është e vetmja formë për të kaluar sfidat në jetë.
Mesazhe të tilla janë të rëndësishme për të rinjtë, sidomos nga personazhe qe ata i ndjekin dhe frymëzohen dhe urojmë t’i shtohen sa më shume nismave si kjo.