Vizita në BibloTech në Shkodër, një projekt implementuar nga ASDO dhe financuar nga Unicef Albania, një projekt shembull për të gjithë institucionet që punojnë me të miturit dëshmitarë, viktima, autorë të veprave penale.

Vizituam sot BibloTech në Shkodër, një projekt implementuar nga @a.s.d.o_ dhe financuar nga Unicef Albania, një projekt shembull për të gjithë institucionet që punojnë me të miturit dëshmitarë/ viktima / autorë të veprave penale.
Krahas mbështetjes së dedikuar për riintegrimin me sukses të Viktimave të Mundshme të Trafikimit/ Viktimave të Trafikimit, projekti do të rezultojë në një ndryshim të matshëm të ndërgjegjësimit dhe njohurive të komuniteteve dhe ofruesve të shërbimit për rreziqet që lidhen me trafikimin e qënieve njerëzore, ndërsa popullata në rrezik do të ketë qasje të përmirësuar në shërbime mbështetëse cilësore që ulin cënueshmërinë e tyre. Programi Bibliotech është pjesë e këtij programi dhe mbështetet pikërisht në pjesën e PARANDALIMIT të trafikimit duke u fokusuar kryesisht ne shtyllën e parë. Pritet që i gjithë ky cikël të kontribuojë në uljen e prevalencës së trafikimit të qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria.
Edhe pse QPKMR nuk është pjesë e këtij projekti dhe punon vetëm me autorë të veprave penale, falenderojmë A.S.D.O që na dha një shembull të shkëlqyer të prandalimit të krimit te të miturit, të cilin shpresojmë ta realizojmë shumë shpejt.