Është më e lehtë të ndërtosh djem të fortë se sa të riparosh burra të thyer.”
Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve nënshkroi një marrëveshje me Qendrën “Act for Society”, për vendosjen e bashkëpunimit për rehabilitimin e të miturve në konflikt me ligjin.
Kjo marrëveshje do të mundësojë implementimin e programit “Burra të Rinj”, një nga programet më të suksesshme ndërkombëtare, që do të ofrojë për të miturit në konflikt me ligjin seminare falas për edukimin e tyre.
Marrëveshja ka në fokus dhe trajnimin e stafit të QPKMR, me qëllim arritjen e realizimit të planeve të rehabilitimit sa më të frytshëm.