Për mbrojtjen dhe integrimin e të miturve në konflikt me ligjin në Shkodër.
Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës zhviiluan në ambientet e Bashkisë Shkodër tryezën e rrumbullakët me temë “Së bashku për mbrojtjen dhe integrimin e fëmijëve në konflikt me ligjin”, me pjesëmarrjen e institucioneve që veprojnë në fushën e drejtësisë penale për të mitur.
Gjatë takimit u diskutua mbi problematikat që aktorët e pranishëm hasin në punën e tyre të përditshme dhe menaxhimin e rasteve të të miturve në konflikt me ligjin si dhe u trajtuan rastet nga praktika.
QPKMR mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të patur një drejtësi sa më miqësore për të mitur.