Në Shkup, në Konferencën Rajonale organizuar nga OSCE dhe GI-TALK “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Luftën Kundër Kriminalitetit të të Miturve dhe të Rinjve”, ku Ministria e Drejtësisë dhe Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve u përzgjodhën si një ndër praktikat më të mira në rajon për koordinimin e zinxhirit ndërinstitucional në zbatim të drejtësisë penale për të mitur.
Së bashku me përfaqësues nga Drejtoria e Antikorrupsionit, Policia e Shtetit, Prokuroria, Ministria e Arsimit, ASHDMF dhe AKR patëm mundësinë të shkëmbenim përvojat tona në zbatimin e drejtësisë penale për të mitur me të gjithë vendet e rajonit dhe me gjerë, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe objektiva të reja për të ardhmen.