Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve me mbështetjen International Police Organization (IPO) organizuan tryezën e rrumbullakët me profesionistë të sistemit të drejtësisë në qarkun Korçë, lidhur me risitë e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Në këtë takim u diskutua për ndryshimet dhe risitë që Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur ka sjellë dhe që implementohen që nga hyrja në fuqi e tij.
Të ftuarit adresuan problematikat që hasin çdo ditë me të miturit në arsimin parauniversitar duke diskutuar rastet konkrete dhe zgjidhjet që ato kanë marrë.
Aktiviteti u përmbyll me dhënien e çertifikatave nga IPO për të ftuarit që morën pjesë në këtë takim.