Vend vakant për pozicionin Magazinier

QPKMR shpall vend vakant për pozicionin “Magazinier”, në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “MAGAZINIER”:
a) Të ketë përfunduar shkollën e mesme;
b) Të ketë një figurë të pastër morale;
c) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës;
d) Të ketë aftësi të mira komunikimi;
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
Marrëdhënia e punës me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve rregullohet nga dispozitat e ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës”, të ndryshuar.
Klasa e pagës për pozicionin “Magazinier”, është V.
Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup.
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 02 tetor 2025 deri më 06 tetor 2025, si më poshtë:
Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të QPKMR-së në adresën: Rr. “Frederik Shiroka”, Godina nr.8, kati i IV, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 06 tetor 2025.
Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:
1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
2. Kopje të dokumenteve (dëftesë të shkollës së mesme, diplomë (në rast se ka), letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinale ose të noterizuara.
3. Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
4. Raport mjekësor.