Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Zyrën e Ndihmës Juridike Falas Fier, Zyrën e Komisionerit Kundër Diskriminimit Fier, Qendrën “Epoka e Re” dhe Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, zhvilloi takimin përmbyllës të vitit shkollor me nxënësit e shkollave të mesme dhe senatorët e Parlamentit Rinor Fier.
Gjatë takimit u diskutuan gjetjet nga aktivitetet në shkolla, u prezantua roli i Shërbimit të Provës, si dhe u trajtuan tema mbi legjislacionin penal për të miturit, masat alternative, koncepti i “shmangies” dhe rëndësia e parandalimit të sjelljeve devijante.
Bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet thelbësor për edukimin ligjor dhe parandalimin e sjelljeve devijante tek të rinjtë.




