Drejt standardeve më të larta evropiane në drejtësinë për të miturit
Zv. Ministrja e Drejtësisë Elona Hoxha dhe Drejtoresha e Qendrës për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve Klaudia Hasanllari zhvilluan një vizitë në Shkollën e Mbrojtjes Gjyqësore të të Miturve në Francë, për t’u njohur nga afër me modelin francez të drejtësisë për të miturit dhe praktikat më të mira të rehabilitimit.
Modeli francez i trajnimit dhe trajtimit të rasteve bashkon në një qasje të koordinuar dhe ndërdisiplinore të gjithë profesionistët që punojnë me fëmijët. Ky model pritet të zbatohet edhe në Shqipëri përmes institutit të ri që do të shërbejë për trajnimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të këtyre profesionistëve, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në rajon që aplikon këtë qasje.
Vizita përfshiu edhe qendrat e hapura të trajtimit, ku ofrohen aktivitete integruese rehabilituese të të rinjve.⚖️
#MinistriaeDrejtësisë #Drejtësia #TëMitur




