Shtegu i Mundësive: Bashkë për riintegrimin dhe një të ardhme më të mirë për të rinjtë

Sot, ekipet e Caritas Shqiptar & Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) ishin në Fier për të mbështetur procesin e riintegrimit të një të mituri, duke konfirmuar edhe një herë angazhimin tonë për të qenë pranë çdo të riu në konflikt me ligjin.
Ne besojmë se çdo i ri ka potencial dhe meriton një mundësi të dytë. Përmes mbështetjes, orientimit dhe krijimit të mundësive konkrete, synojmë t’i ndihmojmë ata të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt, të pavarur dhe me shpresë.
Së bashku, vazhdojmë të ndërtojmë ura drejt përfshirjes dhe një fillimi të ri.