Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për parandalimin e kriminalitetit dhe të dhunës tek të miturit dhe të rinjtë, u zhvilluan aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese në gjimnazin “5 Tetori”, Kuçovë.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Shërbimit të Provës Berat, Punonjësen për Mbrojtjen e Fëmijës Kuçovë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
Në fokus të këtyre takimeve ishte ndërgjegjësimi i nxënësve mbi pasojat e dhunës, bullizmit dhe sjelljeve në kundërshtim me ligjin, si dhe rëndësia e respektimit të të drejtave të të tjerëve dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së edukimit mbi përgjegjësinë qytetare, respektimin e ligjit dhe pasojat që mund të sjellin përfshirja në veprime të dhunshme apo sjelljet e kundërligjshme.
Përmes kësaj fushate, synohet të forcohet bashkëpunimi ndërmjet shkollës, familjes dhe institucioneve përgjegjëse, duke nxitur te të miturit dhe të rinjtë kulturën e dialogut, përgjegjësisë dhe bashkëjetesës paqësore.
Të miturit kanë nevojë për mbrojtje, orientim dhe mundësi për t’u shprehur, jo për t’u ekspozuar ndaj dhunës.
Parandalimi fillon me ndërgjegjësimin!





