Parandalimi i kriminalitetit dhe i dhunës tek të miturit dhe të rinjtë në shkolla
Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për parandalimin e kriminalitetit dhe të dhunës tek të miturit dhe të rinjtë, u zhvillua aktivitet informues dhe ndërgjegjësues në gjimnazin “Isa Boletini”, Paskuqan.
Në fokus të këtyre takimeve ishte ndërgjegjësimi i nxënësve mbi pasojat e dhunës, bullizmit dhe sjelljeve në kundërshtim me ligjin, si dhe rëndësia e respektimit të të drejtave të të tjerëve dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së edukimit mbi përgjegjësinë qytetare, respektimin e ligjit dhe pasojat që mund të sjellin përfshirja në veprime të dhunshme apo sjelljet e kundërligjshme.
Përmes kësaj fushate, synohet të forcohet bashkëpunimi ndërmjet shkollës, familjes dhe institucioneve përgjegjëse, duke nxitur te të miturit dhe të rinjtë kulturën e dialogut, përgjegjësisë dhe bashkëjetesës paqësore.
Të miturit kanë nevojë për mbrojtje, orientim dhe mundësi për t’u shprehur, jo për t’u ekspozuar ndaj dhunës.
Parandalimi fillon me ndërgjegjësimin!





