Botimi dhe prezantimi i revistës REFLEKTIME

Botimi dhe prezantimi i revistës REFLEKTIME u zgjodh të bëhej më datë 1 qershor 2022, në aktivitetin e zhvilluar nga QPKMR, aktiviteti iu dedikua të miturve në konflikt me ligjin, nëpërmjet promovimit të revistës “Reflektime”, një revistë me intervista të të miturve të dënuar, por edhe të profesionistëve të Drejtësisë Penale për të Mitur. Ky […]

Takim i radhës të grupit ndërinstitucional për funksionimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Së bashku me përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, KLGJ, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe mbështetjes së ekspertëve të Unicef Albania vijuam takimin e radhës të grupit ndërinstitucional për funksionimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur. Qëllimi i takimit ndërmjet pjesëmarrësve […]

Takim me Njësinë për Mbrotjen e Fëmijëve pranë Bashkisë së Elbasanit.

QPKMR realizoi një takim me Njësinë për Mbrotjen e Fëmijëve pranë Bashkisë së Elbasanit për të diskutuar mbi rolin e përbashkët në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve dhe të rinjve pas vuatjes së dënimit. QPKMR ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me NJMF-të,por pas takimit të sotëm pritet që ky kontakt të […]

Takimi me të miturit që ndodhen në IM Kavajë.

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve në bashkëpunim me IM Kavajë, Shtëpia Studio Kadare, Shoqatën e Avokatëve Penaliste të Shqipërisë dhe me pjesëmarrjen e nxënësve të gjimnazit Kavajë, organizuan takimin me të miturit që ndodhen në IM Kavajë, në vijim të fushatës së sensibilizimit kundër gjakmarrjes dhe hakmarrjes, përmes edukimit, […]

Fushatës sensibilizuese kundër gjakmarrjes dhe krimit, “Prill i thyer”

Zv. Ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta dhe drejtuesja e QPKMR Klaudia Hasanllari mirëpritën sot këtë grup nxënësish të talentuar në vijim të fushatës ssnsibilizuese kundër gjakmarrjes dhe krimit “Prill i thyer”. Këta fëmijë me idetë dhe pyetjet e tyre për sistemin e drejtësisë na provuan edhe një herë se janë sovrani absolut dhe se është […]

Aktiviteti “Prilli I thyer”, ishte nisja e një fushate kundër gjakmarrjes dhe hakmarrjes si dhe parandalimit të krimit te të rinjtë.

Të rinjtë shqiptarë dhe gjakmarrja! Kjo ishte nisja e një fushate kundër gjakmarrjes dhe hakmarrjes si dhe parandalimit të krimit te të rinjtë në bashkëpunim me Shtepia Studio Kadare dhe Qendra e Librit. Një falenderim i madh për bashkëpunëtorët e QPKMR, Shoqatën e Avokatëve Penalistë dhe Kryetarin e saj avokat Saimir Vishaj, i cili shpjegoi […]

U nënshkrua marrëveshja shumëpalëshe mes Bashkisë Pukë, institucioneve ligjzbatuese, autoriteteve të drejtësisë dhe shërbim-ofruesve përgjegjës që veprojnë në Pukë.

Një ditë kushtuar Drejtësisë për të Mitur , ku institucione, mësues, të rritur, fëmijë bashkohen njëzëri ‘Drejtësia është miqësore me ty’. U zhvillua sot në Pukë veprimtaria me titull ‘Për një zbatim gjithëpërfshirës të Drejtësisë për të Mitur’, ku u nënshkrua marrëveshja shumëpalëshe mes Bashkisë Pukë, institucioneve ligjzbatuese, autoriteteve të drejtësisë dhe shërbim-ofruesve përgjegjës që […]

Një Strategji e Re Kombëtare për të Miturit.

Në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, me mbështetjen e UNICEF-it dhe partnerëve ndër instiucionalë dhe ndërkombëtarë! Shërbime të specializuara, drejtësi e shpejtë, efikase dhe restauruese! Më pak ndëshkim, më shumë parandalim! Sepse fëmijët janë e ardhmja!

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë , nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

Zhvillimi: Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë , nënshkruan sot në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë një Marrëveshje Bashkëpunimi për vendosjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve në zbatim të programeve dhe aktiviteteve të ndryshme në kuadër të rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve. […]