Me rastin e Ditës Europiane për Viktimat e Krimit, më 22 shkurt, QPKMR u bë pjesë e një forumi diskutimi nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Me rastin e Ditës Europiane për Viktimat e Krimit, më 22 shkurt, QPKMR u bë pjesë e një forumi diskutimi nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, rreth nevojave dhe sfidave aktuale për mbështetjen e viktimave si dhe parandalimin e përhapjes së krimit të organizuar në komunitetet vulnerabël.
Në këtë diskutim u parashtruan çështje të rëndësishme të krimit të organizuar, ku më të riskuarit janë të rinjtë.
Fokusi i këtij organizimi ishte hartimi i strategjive të mundshme për të parandaluar rekrutimin e të rinjve në rradhët e grupeve kriminale.
Pjesmarrës në këte forum ishin:
Znj.Marina Meshi ,drejtore ekzekutive e organizatës jo-fitimprurës “Different and Equal”, e cila ka një përvojë të gjerë në adresimin e çështjeve të trafikimit dhe shfrytëzimit në Shqipëri dhe Z.Julian Kasapi, gazetar i cili punon si reporter pranë televizionit A2CNN si dhe ndjek zhvillimet e kronikës së zezë dhe çështjeve të sigurisë.
Folësit ofruan opinionet e tyre në lidhje me masat qe duhen të ndërmerren për parandalimin e pasojave që vijnë nga aktivitetet e organizuara kriminale, duke nisur nga forcimi i sistemit të drejtësisë; forcimi i sistemit të mbrotjes sociale e deri tek krijimi i një fondi të veçantë për rrjetin informatorë.