U zhvillua në Sarandë një seminar dy ditor të organizuar nga UNICEF, me përfaqësues nga QPKMR, Ministria e Drejtësisë, Drejtoritë Vendore të Policisë Sarandë, Vlorë dhe Prokuroritë e Sarandës, Gjirokastrës dhe Vlorës.
Seminari kishte qëllim shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e praktikave për implementimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
U theksua nevoja për forcimin e mëtejshëm të zinxhirit ndërinstitucional për të pasur një drejtësi sa më miqësore për të miturit.