Me mbështetjen dhe në drejtimin e Ministrit të Drejtësisë, Z. Ulsi Manja, u realizua sot takimi konsultativ me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për Strategjinë e re për të Mitur, e cila ka 4 shtylla kryesore:
-Parandalimi i krimeve ndaj fëmijëve dhe prej tyre mes edukimit, informimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe fëmijëve.
-Një kuadër ligjor, institucional dhe profesionistë që mundësojnë një drejtësi miqësore për çdo fëmijë.
-Garantimi i qasjes në çdo kohë tek drejtësia miqësore për çdo fëmije.
-Drejtësi penale që mundëson parandalimin e ripërfshirjes së fëmijës në krim, rishoqërizimin dhe riintegrimit e fëmijëve në kontakt/konflikt me ligjin.
Si institucion përgjegjës për parandalimin e rikthimit të të miturve në krim, QPKMR do të vijojë të angazhohet si institucion përgjegjës apo partnerë në disa nga shtyllat e kësaj strategjie dhe në qëllime specifike e masa konkrete që të parandalojë kriminalitetin te të miturit dhe të rinjtë.