Takim ndërinstitucional me Shërbimin e Provës mbi mbarëvajtjen dhe funksionimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Vijojnë takimet për mbarëvajtjen dhe funksionimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Me kolegët e Shërbimit të Provës u diskutuan problematikat, ecuria dhe zhvillimi i mëtejshëm i Sistemit të Integruar.

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë shprehu përkrahjen maksimale për zgjidhjen e çdo problematike dhe zhvillimin e mëtejshëm të Sistemit të Integruar, me qëllim përmirësimin e statistikave, analizave dhe kërkimeve për të miturit në konflikt me ligjin.