Është bërë tashmë rutinë e përmuajshme dhe produktive takimi i QPKMR me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë, KLGJ-së, Shërbimit të Provës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve lidhur me përditësimin e të dhënave në Sistemin e Integruar të Drejtësisë Penale për të Mitur dhe diskutimin e problematikave dhe sfidave të hasura gjatë muajit. Këto takime jo vetëm fuqizojnë bashkëpunimin ndërinstitucional por dhe na motivojnë për kapërcimin e sfidave të përbashkëta.
Sot, takimit ju bashkua dhe Drejtoria e Politikave dhe Strategjive, përgjegjëse për ditarin statistikor të MD.
Vetëm nëpërmjet këtij bashkëpunimi mund të arrijmë statistika të unifikuara, gjetje dhe analiza që do t’i shërbejnë punës së përbashkët për të miturit në konflikt me ligjin.