Bashkëpunimi me Caritas Albania për zhvillimin e një iniciativë të rëndësishme që synon mbështetjen dhe riintegrimin e miturve në konflikt me ligjin.

Në Vlorë në bashkëpunim me Caritas Albania për zhvillimin e një iniciativë të rëndësishme që synon mbështetjen dhe riintegrimin e miturve në konflikt me ligjin. Ekspertë nga fusha e drejtësisë, shërbimeve sociale dhe punësimit janë mbledhur për të diskutuar mbi praktikat më të mira dhe sfidat në menaxhimin e rasteve të të miturve.
Drejtësia miqësore për të miturit dhe roli i shërbimeve sociale janë në qendër të këtij takimi. Në fokus është edhe fuqizimi i mekanizmave të punësimit si një hap thelbësor për integrimin e këtyre fëmijëve në shoqëri.
Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve dhe organizatave për të ndërtuar një sistem më gjithëpërfshirës dhe të drejtë. Me angazhimin e përbashkët, krijohen mundësi të reja për një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.