Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, QPKMR dhe Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës në Bashkinë Gjirokastër organizuan një takim me qëllim diskutimin mbi rolin e përbashkët në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, QPKMR dhe Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës në Bashkinë Gjirokastër organizuan një takim me qëllim diskutimin mbi rolin e përbashkët në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin, në drejtimin e Drejtueses së QPKMR dhe Zv. Drejtores së Përgjithshme të Burgjëve.
Pjesëmarrës në takim ishin dhe përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Gjirokastër, Zyra Vendore Arsimore Gjirokastër, Pushteti Vendor si dhe Komisariati i Policisë Gjirokastër.
Në përfundim të takimit, u vendosën disa pika mbi koordinimin dhe bashkëpunimin me qëllim që rehabilitimi i të miturve në konflikt me ligjin, pas vuajtjes së dënimit të jetë sa më efektiv.
Takime të tjera vijuese do të zhvillohen në Bashkinë Gjirokastër në muajin Dhjetor.