Sektori i Rehabilitimit në QPKMR po punon intensivisht për organizimin e programeve të reja si: Puzzle “Na trego më shumë për ty”.
•Komunikim paraprak me zyrat arsimore për rikthimin në shkollë të djemve të liruar në 3 mujorin e fundit nga Instituti i të Miturve Kavajë;
•Mbështetje për punësimin e dy të miturve të cilët pas lirimit kryen me rezultate shumë të mira certifikimin profesiona;
•Rishikim i kartelave individuale.
Programet e rehabilitimit që QPKMR implementon në Institutin e të Miturve në Kavajë synojnë të zbusin konfliktet dhe të rikthejnë marrëdhëniet e besimit me të miturit dhe të rinjtë, duke përqendruar përpjekjet në rehabilitimin dhe lehtësimin e procesit të riintegrimit në shoqëri.