Thuaji jo drogës!

QPKMR dhe IPO së bashku me ASHDMF, me në fokus parandalimin e kriminalitetit, organizuan një konferencë dy ditore me temë “Parandalimi i përdorimit të drogës nga të rinjtë”

Me pjesëmarrjen e organizatës italiane “No alla droga” të cilët dhanë ekspertizën e tyre dhe praninë e profesionistëve të fushave të ndryshme u diskutua me qëllim bashkëpunimin për nxjerrjen në pah të problematikave aktuale lidhur me përdorimin e drogërave dhe ndikimin e tyre në kriminalitetin e të rinjve. Dskutimi u përqëndrua në identifikimin e alternativave, strategjive, analizave dhe masave të ndryshme për të parandaluar përfshirjen e të rinjve në drogë, me qëllim reduktimin e kriminalitetit në këtë target grup.