Thuaji jo drogës!

QPKMR dhe IPO së bashku me ASHDMF, me në fokus parandalimin e kriminalitetit, organizuan një konferencë dy ditore me temë “Parandalimi i përdorimit të drogës nga të rinjtë” Me pjesëmarrjen e organizatës italiane “No alla droga” të cilët dhanë ekspertizën e tyre dhe praninë e profesionistëve të fushave të ndryshme u diskutua me qëllim bashkëpunimin […]
QPKMR si pjesë aktive e trajnimit tre ditor të organizuar nga Qendra Act for Society me temë “Prindërimi Pozitiv”

Ky trajnim do t’i shërbejë stafit të QPKMR për të depërtuar në teknika të prindërimit pozitiv duke përfshirë komunikimin efektiv, ndërtimin e besimit dhe përdorimin e ndëshkimeve pozitive në vend të atyre negative, në funksion të të gjitha takimeve që zhvillohen me të miturit dhe prindërit e tyre pas vuajtjes së dënimit të të miturve […]
Përkrahja për riintegrimin dhe rehabilitimin e të miturve, një detyrë e përbashkët për të gjithë!

Në një tryezë të rrumbullakët me organizimin e ARSIS Albania QPKMR ishte së bashku me ASHDMF, PMF-të e Tiranës dhe specialistë për të miturit të Policisë së Shtetit. U diskutuan në terma konkret problematikat në trajtimin e të miturve në konflikt/kontakt me ligjin.
Së bashku për riintegrimin e të miturve!

QPKMR dhe AKPA koordinojnë kapacitet e tyre për rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve pas lirimit nëpërmjet ofrimit të kurseve profesionale dhe asistencës në punësim.
Vazhdim I programit “Shtegu i mundësive” në bashkëpunim me Caritas Albania.

Vijojnë takimet me grupin e punës të QPKMR dhe Caritas Albania në funksion të trajtimit të rasteve konkrete të të miturve të cilët aktualisht janë duke ndjekur kurset profesionale të mundësuara nga Caritas Albania dhe QPKMR. Edukim, punësim dhe mbështetje psiko-sociale, për të gjithë të miturit në konflikt me ligjin të cilët përfundojnë dënimin duke […]
QPKMR së bashku me DPB, Im Kavajë dhe Drejtorinë e Strategjive në MD në një tryezë të rrumbullakët në zbatimin e masave në kuadër të zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2022-2026

QPKMR së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, IM Kavajë dhe Drejtorinë e Strategjive në Ministrinë e Drejtësisë, në një tryezë të rrumbullakët për realizimin e planeve të përbashkëta të punës dhe zbatimin e masave në kuadër të zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Mitur 2022-2026, për të rritur angazhimin për të […]
Shpërndarja e çertifikatave të mirënjohjes për Organizatat e Shoqërisë Civile.

Në Ministrinë e Drejtësisë u shpërndanë certifikata mirënjohje për organizatat vendase dhe të huaja të shoqërisë civile që kontribuojnë në Parandalimin e Krimeve të të Rinjve dhe Ndihmën Juridike Falas. Një falenderim i thellë për ata që janë me ne prej fillimit dhe ata që janë bashkuar rrugës. Ndihma ligjore falas dhe parandalimi i krimeve […]
Takim ndërinstitucional me Shërbimin e Provës mbi mbarëvajtjen dhe funksionimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Vijojnë takimet për mbarëvajtjen dhe funksionimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur. Me kolegët e Shërbimit të Provës u diskutuan problematikat, ecuria dhe zhvillimi i mëtejshëm i Sistemit të Integruar. Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë shprehu […]
QPKMR dhe Caritas Albania, vazhdojnë të mbështesin të miturin në konflikt me ligjin

Barazi në mundësi për të gjithë të miturit në konflikt me ligjin. QPKMR dhe Caritas Albania vazhdojnë programin ”Shtegu I mundësive” me ofrimin e mundësive në edukim, punësim dhe mbështetje psiko-sociale, duke trajtuar me kujdes çdo rast të të miturve në konflikt me ligjin të cilët përfundojnë dënimin, duke qenë krah në procesin e riintegrimit […]
Trajnim dy ditor I stafit QPKMR dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve mbi programin Y+ 

Programi Y+ tani do t’i mbetet QPKMR-së si një patentë për të punuar me aftësimin jetësor të djemve në konflikt me ligjin. Falë bashkëpunimit dhe mbështetjes të Organizatës “Act for Society” në Institutin e të Miturve në Kavajë, u realizua shkolla verore me një sërë programesh të cilat tani më me trajnimin dy ditor të […]