Grupi Teknik Ndërsektorial në fshatin “SOS” për trajtimin e rasteve konkrete.

Në Njësinë Administrative Farkë, Tiranë, në mbledhjen e Grupit Teknik Ndërsektorial, me përfaqësues nga QPKMR, Punonjës Social të Njësisë Administrative Farkë, Psikologu që asiston në shkollat e Njësisë Farkë, si dhe Punonjës nga Fshati “SOS” për diskutim dhe gjetje alternativash mbi zgjidhjen e problematikave të punës së përditëshme të Punonjësit të Mbrojtjes së Fëmijës në […]
Fillimi i fushatës për informimin dhe ndërgjegjësimit të të rejave për përgatitjen për rehabilitimin dhe riintegrimin pas daljes nga IEVP.

Në IEVP “Ali Demi” me përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Bashkia Tiranë dhe së bashku me të rejat 18-21 në kuadër të marrjes së masave të nevojshme për rikthimin e tyre në komunitet. Do të bashkëpunojmë në organizimin e takimeve informuese e orientuese për të vzhduar mbështetjen në lehtësimin e procesit të riintegrimit. […]
Grupi Teknik Ndërsektorial në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për trajtimin e rasteve konkrete!

Në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë, në mbledhjen e Grupit Teknik Ndërsektorial, me përfaqësues nga QPKMR, Shërbimi Provës, Shërbimi Social Shtetëror, IM Kavajë, Punonjës për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Punonjës të Komisariateve, për trajtimin e rasteve konkrete problematike të të miturve që janë në këtë institucion. Në këtë takim me pjesëmarrës psikologë, punonjës social […]
Të rinjtë për të rinjtë!

Të ftuar mes të rinjve të gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët organizuan një shfaqje ku nëpërmjet pjesëve teatrale, videove, pikturave dhe artit dhanë mesazhe sensibilzuese për luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe parandalimin e kriminalitetit te të miturit dhe të rinjtë. Në aktivitet ishin përfaqësues nga Ministria e Brendshme, oficerë të sigurisë në shkolla […]
Së bashku për integrimin e të miturve!

Në Durrës, me të miturin e liruar nga IM Kavajë ku QPKMR dhe AKPA në koordinim me njëra-tjetrën, kujdesen për të bashkëpunuar për të ofruar akses në formim profesional me qëllim rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturit.
Ndërgjegjësojmë për të Parandaluar!

Nën moton “We Bike for Gender Equality” u zhvillua aktiviteti ndërgjegjësues me të miturit dhe të rinjtë e Institutit të të Miturve Kavajë ku QPKMR së bashku me UNFPA Shqipëri, Partnerin Implementues Qendrën “Act for Society” si dhe “We Bike Albania” diskutuan për barazinë gjinore, jetesën e shëndetshme, mundësitë, gjithëpërfshirjen dhe riintegrimin e të miturve […]
Thuaji jo drogës!

QPKMR dhe IPO së bashku me ASHDMF, me në fokus parandalimin e kriminalitetit, organizuan një konferencë dy ditore me temë “Parandalimi i përdorimit të drogës nga të rinjtë” Me pjesëmarrjen e organizatës italiane “No alla droga” të cilët dhanë ekspertizën e tyre dhe praninë e profesionistëve të fushave të ndryshme u diskutua me qëllim bashkëpunimin […]
QPKMR si pjesë aktive e trajnimit tre ditor të organizuar nga Qendra Act for Society me temë “Prindërimi Pozitiv”

Ky trajnim do t’i shërbejë stafit të QPKMR për të depërtuar në teknika të prindërimit pozitiv duke përfshirë komunikimin efektiv, ndërtimin e besimit dhe përdorimin e ndëshkimeve pozitive në vend të atyre negative, në funksion të të gjitha takimeve që zhvillohen me të miturit dhe prindërit e tyre pas vuajtjes së dënimit të të miturve […]
Përkrahja për riintegrimin dhe rehabilitimin e të miturve, një detyrë e përbashkët për të gjithë!

Në një tryezë të rrumbullakët me organizimin e ARSIS Albania QPKMR ishte së bashku me ASHDMF, PMF-të e Tiranës dhe specialistë për të miturit të Policisë së Shtetit. U diskutuan në terma konkret problematikat në trajtimin e të miturve në konflikt/kontakt me ligjin.
Së bashku për riintegrimin e të miturve!

QPKMR dhe AKPA koordinojnë kapacitet e tyre për rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve pas lirimit nëpërmjet ofrimit të kurseve profesionale dhe asistencës në punësim.