Programi Transparences

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale
në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut
si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, institucion ky i konceptuar si një mekanizëm në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që do të hartojë programe parandaluese dhe do të mbikëqyrë për një periudhë 6-mujore të miturit pas përfundimit të dënimit. Ky institucion është planifikuar me një kapacitet fillestar prej 16 punonjësish, sipas organigramës së mëposhtme:

Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e AP

 

CV Drejtor i Pergjithshem

Urdhër të Kryeministrit Nr.115, datë 04.9.2019.

Përgjegjësitë e QPKMR:

Bashkëpunon me Shërbimin e Provës dhe/ose me administratën e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale për të mitur në:

i. përgatitjen e dokumentit për lirimin me kusht, vlerësimin e rrezikut familjar dhe
shoqëror/mjedisor dhe të nevojave të të miturit jashtë Institucioneve të Ekzekutimit të
Veprave Penale;
ii. përgatitjen e planit individual të rishoqërizimit dhe të rehabilitimit;
iii. përgatitjen e planit të menaxhimit të riskut, në rast të identifikimit të rrezikut të mesëm
apo të lartë për përsëritje në kryerjen e një krimi;
iv. ndjekjen, mbikëqyrjen dhe ofrimin e mbështetjes psikologjike, arsimore, shëndetësore
dhe situatën sociale të të miturit pas dënimit;
v. administrimin në dosje të posaçme të kopjes së dokumentacionit individual të të miturit, të lëshuara nga Shërbimi i Provës dhe administrata e institucionit të ekzekutimit të
vendimeve penale për të miturin;
vi. administrimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Miturit, me qëllim evidentimin e të dhënave që lidhen me datat e fillimit dhe të mbarimit të dënimit.

Bashkëpunon me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijës, sipas përcaktimeve të ligjit nr.18/2017, “Për
të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, për:
i. miratimin e planit të rehabilitimit dhe të rishoqërizimit të të miturit;
ii. koordinimin e masave që do të merren për zbatimin e planit të rehabilitimit dhe të
rishoqërizimit;
iii. mbikëqyrjen e ecurisë së zbatimit të planit për rishoqërizimin e të miturit;
iv. organizimin dhe zhvillimin e takimeve me të miturit, familjen dhe institucionet e tjera që
mundësojnë përfshirjen sociale të të miturit;
v. sigurimin e përmbushjes dhe të rishqyrtimit të programeve në mjediset e burgimit, nëse
kjo është e nevojshme.

Bashkëpunon me organet e vetëqeverisjes vendore për:

i. Nxitjen e marrjes së masave për strehimin e përshtatshëm për të miturin që nuk ka
strehim;

ii. Sigurimin për të miturin:

  •  të veshjeve të përshtatshme; 
  •  të mbështetjes psikologjike;
  • të shpenzimeve të udhëtimit për në banesë;
  • të mundësisë së ndjekjes së kurseve të formimit profesional, arsimit apo
    punësimit, pas lirimit;
  • të kujdesit të nevojshëm nga autoritetet shëndetësore, përfshirë edhe në rastet
    e aftësisë së kufizuar, varësisë nga droga, të sëmundjeve mendore, si dhe në raste të tjera; 

iii. mbikëqyrjen e cilësisë së ofrimit të shërbimit ndaj të miturit.

Ndjek procesin e programimit dhe të koordinimit të trajnimit e të specializimit të profesionistëve për drejtësinë për të miturit, si dhe i propozon institucioneve kompetente
tema dhe metodika të nevojshme për zhvillimin e specializimeve.

Të gjitha kërkesat për mendim në lidhje me aktet ligjore dhe nënligjore, komentet si dhe sugjerimet përcillen nëpërmjet Memove të hartuara nga specialistët e Sektorit sipas natyrës së aktit. Në momentin e përgatitjes së draftit rishikohen përsëri të gjitha ndryshimet e propozuara.
 
Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi - Nuk ka informacion
 
Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve - Nuk ka informacion 
 
Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes - Nuk ka informacion
 
Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të QPKMR - Nuk ka informacion
 

Njoftimi dhe konsultimi publik (https://www.idp.al/projekt-akte/)

Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike https://www.idp.al/koordinatori/

Buxheti, plani i shpenzimeve per vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
Raport vjetor per zbatimin e buxhetit dhe anekset (sipas viteve)
Donacione, sponsorizime (sipas viteve) - Nuk ka informaciom
Dokumente qe tregone gendjen e shlyerjes se detyrimeve nga subjektet e licencuara - Nuk ka informacion

Raportimi financiar Janar - tetor 2023

 
 

Koordinatori: Ira Muço
Adresa: Bulevardi “Zog I-rë”, Tiranë
E-mail: Ira.Muço@drejtesia.gov.al
Web: qpkmr.gov.al
Orari i punës: E hënë – E enjte 08.00-16.30 / E premte: 08.00 – 14.00

 

Model kërkesë për informacion 2021

Procedurat për shqyrtimin e ankesave

Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Neni 24, Procedurat për shqyrtimin e ankesave Model

Format Ankese

 

Lista e kontratave të lidhura (perfshire shumen e kontraktuar, palet kontraktuese dhe pershkrimin e shërbimeve)


Registri i realizimeve dhe donacionet (sipas viteve) - Nuk ka informacion



Informacion mbi zbatimin de monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme - Nuk ka informacion

Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga QPKMR*

Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*

Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*

Procedura e ankimimit*

 

Shënim: QPKMR nuk e ofron këtë shërbim.