RUGBY, Një Sport i Ri në Institutin e Kavajës.

Sot, në Institutin e të Miturve Kavajë, me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Rugby, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve ku u nënshkrua marrëveshja tre palëshe me qëllim vendosjen e bashkëpunimit në kuadër të rritjes së mundësisë së aksesitit në sport për të miturit […]
SHTEGU I MUNDËSIVE

Në kuadër të bashkëpunimit 2 Vjeçar, QPKMR dhe Caritas organizuan një aktivitet për të ndarë përvojën e riintegrimit të të miturve që kanë përfituar nga projekti Shtegu i Mundësive. Një bashkëpunim që ka shënjuar dy vite të frytshme të bashkëpunimit mes QPKMR dhe Caritas Shqiptar me të mitur të rehabilituar, raste suksesi, zgjidhje problematikash dhe […]
Takim Ndërinstitucional për Parandalimin e Incidenteve në Shkolla!

QPKMR në një Tryezë Konsultimi, së bashku me International Police Organization, Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, përfaqësues nga Policia e Shtetit, Punonjësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashki dhe Oficerët e Sigurisë në Shkolla, për adresimin e sfidave dhe mbledhjen e ekspertizës mbi rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit ndërinstitucional për parandalimin […]
Sarandë, Edukim Ligjor mes Bashkëmoshatarësh!

Ndër metodat më frytdhënëse të përçimit të modeleve pozitive për parandalimin e sjelljeve të kundraligjshme. Trajnerë të rinj, shembuj nga praktika dhe lojra me role mes bashkëmoshatarëve, me në fokus Edukimin Ligjor. PROJEKTI “7×7 – Parandalimi i dhunës dhe i krimit te të rinjtë përmes sensibilizimit dhe edukimit ligjor mes bashkëmoshatarësh”. Një projekt që po […]
QPKMR mori pjesë në tryzën e rrumbullakët me temë “Mbrojtja e fëmijëve online nga çdo lloj forme dhune dhe abuzimi” organizuar nga European Movement Albania dhe Ministria e Drejtësisë.

Përfaqësuesja e Qendrës paraqiti hapat e ndërmarrë për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit të të rinjve, si dhe u dhanë shembuj suksesi konkret. U theksua për vijimësinë e më tej të punës së mirë dhe për një përfshirje më të madhe të të gjithë aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë. U diskutua për mënyrat dhe […]
Promovimi i Librit “Nevojat e të miturve në konflikt me ligjin dhe përshtatja e programit rehabilitues”.

Një iniciativë vullnetare për të botuar këtë studim shkencor mbi veprimtarinë e drejtësisë penale për të mitur në 5-vjeçarin e fundit e realizuar me sukses nga drejtoresha e QPKMR znj. Klaudia Hasanllari, z. Ergys Shehu nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve si dhe znj. Marsida Grami nga Ministria e Drejtësisë. Ky […]
Në Shkodër, me institucionet e drejtësisë penale për të mitur

Drejtësi miqësore për të miturit! U nënshkrua marrëveshja ndërinstitucionale për drejtësinë penale për të mitur me Bashkinë Shkodër, Policinë, Prokurorinë, Gjykatën, Shërbimin e Provës dhe me institucionet e shërbimit social, arsimit dhe shëndetësisë në qytetin e Shkodrës. Duke patur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit kjo marrëveshje ka si synim nxitjen dhe […]
Vijimi i bashkëpunimit me misionin francez për shkëmbimin e eksperiencave

Bashkëpunimi ynë me Shkollën e Magjistraturës në Francë vazhdon të jetë thelbësor për zhvillimin e praktikave të mira në drejtësi. Sot përfituam nga vizita e Gjyqtarit të ri Grégoire Marin, i cili zgjodhi Shqipërinë për të eksploruar sfidat dhe sukseset në rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve. Në QPKMR ne sot shkëmbyem njohuri dhe përvoja, […]
Së bashku me UNICEF në Lezhë ku u zhvillua një seminar për zbatimin e KDPM

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve ishte pjesë e seminarit të organizuar nga UNICEF me temë “Roli i Policisë në zbatimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur dhe Ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” në Bashkinë Lezhë. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues nga Prokurora, […]
Java e Mbrojtjes të Viktimave të Krimit.

Në Universitetin e Elbasanit për një leksion të hapur për ndërgjegjësim dhe informim në kuadër të Javës të Mbrojtjes të Viktimave të Krimit. Së bashku me kolegë nga Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas dhe përfaqësues nga shoqëria civile u bë prezantimi i Strategjisë Ndërsektoriale të Mbrojtjes të Viktimave të Krimit 2024-2030. […]